Kronikë

Vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin pranë fshatit Shumbat të Dibrës! Viktima ishte futur për t'u larë

25 Maj 2023, 08:39| Përditesimi: 25 Maj 2023, 10:52

  • Share

DIBËR-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 13-vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat. Report Tv mëson se 13-vjeçari ishte futur për t’u larë ndërsa është gjetur i mbytur në liqen rreth orës 23:00.

Trupi i pajetë i të miturit u identifikua pas 2 orësh kërkime në bashkëpunim me banorët e zonës.

Ishte vëllai i tij i cili bëri kallëzim mbrëmjen e djeshme në polici për humbjen e tij. Menjëherë nisën kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, pasi i mituri ishte parë për herë të fundit afër liqenit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 13-vjeçari është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

G.MO/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?