Në qarkun e Dibrës, bastionin historik të demokratëve, gara ishte e fortë mes PD dhe PS. Demokratët arritën të merrnin qarkun me një mandat më shumë, ku diferenca e votave ishte tepër e ngushtë me socialistët. Është mbyllur edhe numërimi i votave preferenciale në të gjithë qarkun. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte deputetja tashmë e Partisë Socialiste, Aurora Mara, e ndjekur nga Dionis Imeraj me 5154 vota, Melaim Damzi 4609 vota. Kurse Lavdrim Krashi ka marrë 3317 vota. Duhet theksuar se Imeraj i cili la bashkinë për të kandidauar i treti në listë ka mbetur jashtë Kuvendit pasi nuk e ka thyer herësin.
PS ka siguruar 2 mandate në këtë qark edhe pse diferenca me votat e PD ishte e ngushtë vetëm me 278 vota me pak. Nga lista e PD e cila mori 3 mandate më i votuari i listës se saj është Xhelal Mziu me 5321 vota, i pasuar nga Edmond Isaku me 5098 vota. I 3-ti për nga numri i votave është Kreshnik Çollaku me 5093 vota. LSI në Dibër nuk siguroi mandat dhe se kandidat e saj kanë marrë një numër votash preferenciale të papërfillshme.
Votat për kandidatët:
Partia Socialiste
Lavdrim Krrashi 3370
Aurora Mara 9376
Dionis Imeraj 5154
Melaim Damzi 4609
Spartak Koltraka 1544
Anisa Xhika 504
Marrin mandat dy të parët
Lavdrim Krrashi
Aurora Mara
Partia Demokratike:
Xelal Mziu 5351
Kreshnik Çollaku 5093
Dhurata Çupi 2870
Edmond Isaku 5098
Luan Haka 4374
Irini Shehu 2000
Lajmi kryesor:
Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del
//ReportTv.al