Sociale

Dëbora në pranverë në Kukës, Dibër e Korçë! Të gjitha akset të kalueshme! Pamjet mbreslënëse

7 Prill, 08:18| Përditesimi: 7 Prill, 18:23

  • Share

Qarku i Kukësit, Dibrës, Korçës dhe po ashtu zona e Mirditës në Lezhë një ditë më parë u përfshinë nga reshjet e dëborës.

Po si paraqitet situata sot në këto zona?

Sipas raportimeve bëhet me dije se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme. Përgjatë natës borëpastrueset kanë punuar për hapjen e rrugëve.

Megjithatë autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhir ose goma dimërore për shkak të ngricave.

Mbrëmjen e djeshme dëbora arriti në 20-30 cm, në Kukës, Pukë, Tropojë, Has, Mirditë, Dibër, Korçë, Pogradec ndërsa zbriti deri në 500 metra mbi nivelin e detit uli ndjeshëm temperaturat edhe në pjesën tjetër të vendit.

Gazetari Mahir Jangulli përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë tha se në Dibër zbritja e temperaturave -5 gradë mbrëmjen e djeshme shkaktoi problematika në lëvizjen e mjeteve në akset rrugore Peshkopi - Tiranë, Peshkopi - Kukës dhe Ura e Çerenecit - Librazhd dhe Maqellarë - Peshkopi  ku dhjetra mjete u të bllokuan për rreth një orë. Ndërkohë përveç problemeve me qarkullimin, dëbora dëmtoi edhe pemtarinë.

Edhe në Kukës kushtet atmosferike janë përmirësuar ndjeshëm nga dje. gazetari Benet Beqiri bën me dije se rrugët janë të kalueshme, ndërsa disa fshatra  në Kukës Tropojë e Has nuk kanë energji elektrike për shkak të erërave të forta. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e tyre.

 Në Mirditë  dhe në Korçë kemi gjithashtu një përmirësim të motit. Problematike mbeten vetëm ngricat.

Ora 18:21
FOTOLAJM/ Korça ‘përrallore’ me ‘vellon e bardhë’ nga dëbora

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa foto nga pamja piktoreske e Korçës pas reshjeve të dëborës të rëna gjatë ditës dhe natës së djeshme.

Qarku i Korçës një ditë më parë u përfshi nga reshjet e dëborës e cila arriti nga 10 deri në 25 cm në zonat malore. Por si paraqitet sot situata?

Përmes një njoftimi për mediat bëhet e ditur se borëpastruestet kanë qenë në terren për menaxhimin e situatës. Aktualisht në akset kryesore nacionale e turistike, qarkullimi vijon normalisht.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve, nga ku gjithashtu nuk raportohen problematika.

Ora 09:09
Reshjet e dëborës në Korçë/ Si paraqitet situata sot

 

Qarku i Korçës një ditë më parë u përfshi nga reshjet e dëborës e cila arriti nga 10 deri në 25 cm në zonat malore. Por si paraqitet sot situata?

Përmes një njoftimi për mediat bëhet e ditur se borëpastruestet kanë qenë në terren për menaxhimin e situatës. Aktualisht në akset kryesore nacionale e turistike, qarkullimi vijon normalisht.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve, nga ku gjithashtu nuk raportohen problematika.

Si rezultat e erës ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Udënisht e Buçimas, Bashkia Pogradec, fshati Orman-Çiflig, fshati Dardhë si dhe fshatrat Dolenac, Mjaltas, Besmirë. Pa energji elektrike janë edhe 12 fshatrat e njësisë administrative Proptisht.

Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?