Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryesocialistit Edi Rama gjatë takimit që pati dje me gra dhe vajza në Peshkopi.
Postimi i Xhela Mziut
“Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur!
Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën:
Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi!
Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.
Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve.
Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste.
Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë!
E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet!
Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet!
Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë!
Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar”,- shkruan Mziu në Facebook.
Komente

Grupi na bashkoje barku me i modh.futini i qingj te pjeke dhe mos e vrisni menjen
Përgjigju