Foto ilustruese

Kronikë

Dibër/ Aksident në Klos, përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona

5 Tetor, 19:12| Përditesimi: 5 Tetor, 19:56

  • Share

Një aksident rrugor me katër të plagosur, ka ndodhur ditën e sotme. Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat të Klosit, janë përplasur dy automjete me drejtues personat me inicialet D.K. dhe F.B.

Si pasojë e përplasjes, katër pasagjerë që udhëtonin me D.K. kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

'Klos/Informacion paraprak. Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën', njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?