Foto Ilustruese

Kronikë

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

6 Qershor, 18:26| Përditesimi: 6 Qershor, 18:31

  • Share

Dibër-Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ngjarja është denoncuar në polici nga i ati, Sh.N., 65 vjeç, më datë 5 qershor 2025.

Sipas kallëzimit, djali i tij, 35 vjeçari me inicialet I.N, është larguar nga banesa dhe familjarët nuk kanë pasur më kontakte me të.

Policia ka nisur veprimet hetimore dhe kërkimet për gjetjen e tij.

'Me datë 05.06.2025, shtetasi Sh.N., 65 vjeç,  kallëzon se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi I.N., 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij', thuhet në njoftim. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?