Aktori me famë ndërkombëtare Leonardo DiCaprio thuhet se ka marrë rolin e Frank Sinatra në filmin e ri biografik të Martin Scorsese, raportojnë mediat e huaja.
Rolin e Ava Gardner do ta luajë aktorja Jennifer Lawrence, me të cilën DiCaprio bashkëpunoi në filmin “Don’t Look Up”.
Nga ana tjetër, DiCaprio dhe Scorsese kanë punuar disa herë bashkë.
Kjo dyshe aktor-regjisor është një nga çiftet më të famshme në botën e kinematografisë, pasi pas tyre janë filmat si “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”.
Filmi i tyre i fundit, “Killers of the Flower Moon”, u nominua për 10 çmime Oscar, muajin e kaluar.