Një foto e një fëmije teksa luan, apo një personi duke pushuar në natyrë, janë vetëm disa nga momentet në të cilat piktorja Blerina Muça mori shkas për krijimin e ekspozitës.
“Diçka nuk shkon” është ekspozita që bëri bashkë 16 punime të ndryshme, e që ngjalli shumë interes tek qytetarët fierakë.
Autores Blerina Muça i janë dashur plot 9 vite për të sjellë këto punime në tablo, ndërsa thotë se përmbajtja e pikturave mbledh copëza lumturie nga fotot e shkrepura në përditshmëri.
“Është një fëmijë duke luajtur me një ngjitës, kur ti e fotografon dhe të duket me atë ngjitësen në kokë, të krijon një ndjesi jo fortë të këndshme, pavarësisht se është një lojë. Pak a shumë këto lloj nisjesh kanë të gjitha, që nisin nga shplodhja, gjumi, etj”, shprehet Blerina Muça, autore e ekspozitës.
Personazhet e pikturuara nuk janë të panjohura për artisten.
“Është një qasje tërësisht personale, personazhet janë familjarë, kryesisht mund të jenë edhe me punën që unë kam, kolegë, nxënës”, thotë Muça.
Eksozita “Diçka nuk shkon” për të gjithë artdashësit e pikturave do të jetë e hapur për disa ditë radhazi në galerinë e Fierit “Vilson Kilica”.