Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë shaka duke thënë se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të luajnë në ekipin e tij. "Los Colchoneres" kaluan një tjetër sezon të vështirë dhe u renditën në vendin e tretë në tabelën e La Liga-s përpara ndeshjes së tyre të fundit të sezonit kundër Villarrealit këtë fundjavë. Skuadra e Simeones pati një paraqitje të dobët edhe në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni dhe u eliminuan në fazën e grupeve.
Përpara ndeshjes së fundit për këtë sezon në La Liga, Simeone dha një intervistë për programin spanjoll 'El Partidazo de COPE' ku atij iu drejtuan një sërë pyetjesh, duke përfshirë disa për jetën e tij seksuale. Gjërat u bënë interesante kur një prezantues përmendi një studim që pretendon se një spanjoll bën seks mesatarisht 56 herë në vit.
Duke iu përgjigjur studimit, Simeone tha: “Sa? 56, 56 në vit. Sa herë në muaj? Katër herë në muaj? Katër herë në muaj jo. Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”.
Shakaja e Simeones shkaktoi shumë të qeshura në studio. Argjentinasi foli edhe për aktivitetin e tij seksual, duke thënë “15 herë në muaj? Nuk do të them, por kemi një mesatare të mirë”.