Foto ilustruese

Sociale

Diell dhe temperatura deri në 16 gradë, parashikimi i motit për sot

5 Shkurt, 08:24| Përditesimi: 5 Shkurt, 08:28

  • Share

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht ate jugperëndimore nga orët e mesditës era fiton shpejtësi deri në 16m/sek, me valëzimin në dete 3ballë. 

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore, si dhe e ngricave në akset rrugore. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 7°C

në zonat e ulëta 5 deri 16°C

në zonat bregdetare 6 deri 16°C

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?