Diell

Sociale

Diell dhe temperatura deri në 26 gradë...parashikimi i motit për sot

27 Maj, 07:15| Përditesimi: 27 Maj, 07:20

  • Share

Moti për këtë të martë parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

Pas orëve të mesditës këto vranësira do të jenë prezente edhe në pjesën tjetër të territorit. Në zonën e veriut (pjesërisht) dhe relievet malore në lindje do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 26 gradë celcius në Berat e Elbasan.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 10 m/s

Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?