Vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëhet me dije se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri në mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës të cilat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në jug.
Era do të fryjë me verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 13 m/s.
Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Komento
Komente
