Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

7 Tetor, 08:00| Përditesimi: 7 Tetor, 08:04

  • Share

Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta me origjinë jugore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bënë me dije se Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht nga orët e paradites deri në mesditë. Më pas mot i kthjellë e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër  11/24    Diell 

Kukës    11/20     Diell 

Lezhë    13/22     Diell 

Dibër     7/18      Diell 

Durrës  14/26     Diell

Tiranë   14/25     Diell 

Elbasan 14/26    Diell

Berat     14/27    Diell

Vlorë     13/25    Diell

Korcë    7/20      Diell 

Gjirokastër 10/26  Diell

Sarandë  15/26     Diell

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?