Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 33 gradë celcius në qarkun e Gjirokastrës.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.
Komento
Komente
