Vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Kthjellimet do të jenë prezente deri në orët e pasdites kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor - Juglindor duke sjellë edhe reshje shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-12 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
Komente
