Foto ilustruese

Sociale

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

25 Nëntor 2024, 07:14| Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 07:31

  • Share

Vendi ynë këtë javë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore; situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi.

Nga sot dhe deri në mesin e ditës së Enjte moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Gjithashtu edhe rritje graduale e temperaturave kryesisht në orët e mesditës

Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte dhe për ditën e Premte moti parashikohet  me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa ditën e Premte përgjatë ultësirës perëndimore dhe verilindje reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Në zonën e Alpeve dhe verilindje për ditën e Premte në lartësitë mbi 1000-1200 metër reshje dëbore.  

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?