'Ministrja' virtuale Diella

Politikë

‘Diella’ tërheq edhe vëmendjen e Al Jazeeras: Shqipëria emëron ‘ministren’ me Inteligjencë Artificiale për të luftuar korrupsionin

13 Shtator, 10:07| Përditesimi: 13 Shtator, 10:19

  • Share

Edhe Al Jazeera i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë shqiptare për të emëruar një “ministër” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, të parin në botë të këtij lloji.

Media citon fjalën e kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, i cili e prezantoi Diellën si një “anëtare e kabinetit që nuk është e pranishme fizikisht”, dhe e që do të sigurojë se “tenderat publikë të jenë 100% të lirë nga korrupsioni”.

Al Jazeera përmend gjithashtu faktin se Diella u lançua më parë si një asistente virtuale e shërbimit publik e-Albania, dhe ndihmoi përdoruesit të kishin akses në rreth një million dokumente dixhitale.

“Ligjvënësit së shpejti do të votojnë për kabinetin e ri të Ramës, por nuk ishte e qartë nëse ai do të kërkonte votim për postin virtual të Diellës. Ekspertët ligjorë thonë se mund të duhet më shumë punë për të përcaktuar statusin zyrtar të Diellës, e cila përshkruhet në ekran si një grua me një kostum tradicional popullor shqiptar.”, shkruan Al Jazeera.

Më tej, thekson reagimet opozitare, duke përmendur Gazment Bardhin që e cilësoi statusin e Diellës si ministre antikushtuese.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?