Sociale

Dielli i dimrit tërheq qytetarët në bregdetin e Shëngjinit: Na pëlqen shumë ajri i pastër

9 Shkurt, 14:01| Përditesimi: 9 Shkurt, 14:18

  • Share

Kjo ishte pamja e Shëngjinit, në këtë fundjavë shkurti. Ndonëse jemi ende në stinen e dimrit, moti me diell ka tërhequr vizitor të shumtë drejt bregdetit.

Vendas dhe të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e shfrytëzuan fundjavën për të qëndruar në rërë dhe shtëtitje buzë detit.

Vizitorët thonë se Shëngjini është mjaft tërheqës në çdo stinë të vitit, ndaj dhe janë frekuentues të rregullat të kësaj zone turistike.

“Kemi nga ardhur nga Tirana në Shëngjin. Na pëlqen shumë ajri i pastër dhe koha e e mirë. Vijmë shpesh këtu edhe prej ushqimit të mirë”, tha një qytetare për Report.

“Kam ardhur me familjen për të shijuar rrezet e diellit”, tha një vogëlush për Report Tv.

Moti me diell i diteve të fundit ka nxitur dhe bizneset dhe pushtetin vendor që të ofrojë shërbime në Shëngjin edhe gjatë dimrit, me qëllim që vizitoret të gjejnë rregull dhe pastërti.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?