Trajneri i Interit Inzaghi dhe Kristjan Asllani

Sport

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte

13 Janar, 12:45| Përditesimi: 13 Janar, 12:48

  • Share

Pas stuhisë ka diellë për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar, i cili përfundoi në lumin kritikave pasi Inter humbi finalen e Superkupës kundër Milanit, është vlerësuar pozitivisht pas fitores 1-0 që zikaltërit morën në Seria A kundër Venezias. Në këtë përballje Asllani nisi topin e gjatë për Lautaron, që u kthye në gol nga Darmian dhe më tej në 3 pikët për Interin.

Mediat italiane, të njëjtat që e kritikuan pas finales me Milanin, e vlerësuan Asllanin me notën 6.5 me përshkrimin se ‘kjo ishte përgjigjja që pritej nga ai’. Sipas mediave mesfushori la pas dyshimet që e kishin rrethuar në finalen e Arabisë dhe se Inzaghi mund ta llogarisë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe vetë Asllani e pranoi se kishte patur shumë presion pas Superkupës.

“Jam mësuar me mediat që shkruajnë shumë për mua. Këto ditë fshiva të gjitha rrjetet sociale dhe jam i lumtur kështu. Ka djem që më rrethojnë dhe besojnë tek unë. Me rëndësi në këtë ndeshje ishin vetëm 3 pikët,”-u shpreh Asllani.

Në mbështetje të Asllanit ishte edhe trajneri Simone Inzaghi:

“Kristjan Asllani u trajtua keq pas Superkupës. Ndaj tij Morata bëri një faull shumë të pastër dhe nuk i meritonte ato kritika.”

Kjo fundjavë në Seria A pati edhe lajme jo të mira për futbollistët shqiptarë, me Gjimshitin i cili la lojën në ndeshjen Atalanta-Udinese pasi pësoi çarje në kokë dhe u deshën disa qepje për të mbyllur plagën. Dëmtim pësoi edhe Ardian Ismajli, mbrojtësi tjetër i kombëtares, i cili u zëvendësua që në pjesën e parë në ndeshjen Empoli-Lecce.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?