Foto ilustruese

Sociale

Dielli shkëlqen fundjavën, bëni plane të shëtisni me familjen

2 Nëntor 2024, 07:33| Përditesimi: 2 Nëntor 2024, 07:37

  • Share

Sërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.

Vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.

Moti ju favorizon për një shëtije me familjen buzë detit apo dhe në mal.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?