'Diferenca me vendin e parë nuk është e madhe', trajneri i Flamurtarit: Kampionatin e kemi zëvendësuar me miqësoret (VIDEO)

25 Janar 2021, 12:22| Përditesimi: 25 Janar 2021, 13:51

  • Share

Flamurtari, një emër i rëndësishëm i futbollit shqiptar, këtë sezon luan në Kategorinë e Parë, me qëllim për t’u rikthyer në Superligë. Por deri më tani skuadra është larg pritshmërive, pasi renditet në vendin e 7, me 7 pikë, 8 më pak se Egnatia kryesuese. Për ‘Report Tv’, trajneri i vlonjatëve Dritan Resuli, thotë se skuadra është ende brenda objektivit.

“Po ti referohemi diferencës që kemi me vendet e para nuk është e madhe, që të na bëjë ne pessimist për vazhdimësinë.”

Flamurtari ashtu si çdo skuadër tjetër këtë periudhë merkatoje është në kërkim për t’u përforcuar.

“Ka ardhur një lojtar tjetër dhe jemi në pritje të dy lojtarëve të tjerë.”

Ndërprerja e Kategorisë së Parë nga FSHF, për shkak të terreneve të rënduara, nuk është problem sipas Resulit.

“Zgjidhja është ndeshjet miqësore që bëjmë në fundjavë dhe futemi në ritmin e duhur.”

Në momentin që do të nisë kampionati, ndeshja e ardhshme e Flamurtarit është kundër Turbinës në transfertë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?