Kryeredaktori i RD gjate incidentit te Ministria e Brendshme

Diferenca mes gazetarit që dhunohet dhe gazetarit dhunues

26 Maj 2018, 18:18| Përditesimi: 26 Maj 2018, 18:20

  • Share

Protesta e Partisë Demokratike nuk prodhoi asnjë lajm. Me një pjesëmarrje modeste, me një fjalim-hartim të zakonshëm të Bashës dhe me një kohëzgjatje të shkurtër, protesta e opozitës sot u duk si një piknik i organizuar nga PD-LSI për miltantët.

Lajmi i vetëm i krijuar nga PD ishte ai i lëndimit që mori kryeredaktori i RD-së në kokë nga një gur i hedhur drejt policisë nga militantët. Në fillim fotoja e tij i gjakosur doli në Facebookun e Berishës. Qytetari dixhital ishte kujdesur t’ja çonte doktorit, si e vetmja mënyrë për tu bërë lajm (i rremë). Doktori natyrisht që e hodhi foton në Facebook duke thënë se ishte policia që kishte sulmuar gazetarin i cili kishte qenë aty duke raportuar. Të njëjtën gjë tha edhe Basha edhe Monika duke u pasuar me deputetët e partive përkatëse.

Mirëpo, pak minuta pasi opozita po kërkonte të shpallte një hero të protestës së saj (njëlloj siç shpalli hero gazetarin Olldashi derisa nuk i hynte më në punë) një video e report TV tregonte momentin e lëndimit të Kasmit. Në të dukej qartë se si një gur i hedhur nga militantë drejt policisë kishte kapur kryeredaktorin e RD-së i cili ishte në ballë të luftës kundër policisë.

Në fakt, ajo video më shumë se ç’tregon faktin që Kasmi u godit nga një gur e jo nga policia, më shumë se ç’nxjerr PD-në e LSI-në gënjeshtarë që duan të përdorin një incident mes militantësh për kapital politik, na shtron para raportin që ka gazetari me lajmin dhe me militantizmin.

Kush prevaloi sot?

Do të ishte tmerrësisht shumë e rëndë sikur policia të kishte goditur një gazetar që raportonte nga vendi i ngjarjes. Do të ishte një goditje  e rëndë për  gazetarinë e demokracinë, sikur Kasmi të kishte qenë në krye të detyrës si gazetar e të ishte goditur nga policia.(kujtesë: E kemi parë të ndodhë një gjë të tillë në 21 janar të 2011-tës, por sot as që bëhej fjalë për të tilla skenare)

Në fakt, sot nuk ndodhi as njëra as tjetra. As gazetari Bledi Kasmi nuk ishte duke raportuar mbi ngjarjen dhe as policia nuk e goditi këtë të fundit. Kasmi ishte aty duke shtyrë policinë në krye të turmës, njëlloj si të gjithë militantët e tjerë të PD-së e LSI-së. Fati i tij i keq që e kapi ai gur, por kaq. Si qytetar edhe mund të merrte ndonjë goditje nga policia për sa kohë ishte agresori ky.

Ajo që nuk mund të lihet pa thënë nëse duam të jemi të vërtetë deri në fund, është se ka një diferencë të madhe mes gazetarit që rrihet nga policia duke raportuar dhe gazetarit që sulmon policinë si militant partie.

Sot nuk u dhunua gazetari, madje për fat të keq ky i fundit ishte dhunuesi që aksidentalisht u lëndua nga të tijët. E kjo nuk na nderon neve që bëjmë media, pavarsisht bindjeve politike. Aq më shumë kur përdoret si kapital politik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?