Tre automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës. Ata kanë qenë të parkuara pranë shkollës 9 vjeçare “Ndoc Mazi”.
Sipas policisë zjarri ka rënë në një nga makinat dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit Antonio Doçina, 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit Kleidi Doçina, 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër.
Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo shkaktuar nga një defekt tenik.
'Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër. Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
Me ca leksh i kan ble keto makina nga 50 mij euro keto femi 20 vjecar
Përgjigju