Kronikë
Top 24

Digjet makina e policit në Cërrik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (FOTO)

13 Maj 2019, 09:13| Përditesimi: 13 Maj 2019, 14:49

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.1 të Cërrikut. Si pasojë e flakëve, makina është djegur pjesërisht nga flakët ku fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga kjo ngjarje. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton  se makina është në pronësi shtetasit I.K ndërsa përdorej nga i biri, Englantino Kamberaj që është efektiv i Policisë së Shtetit. Makina është e tipit 'Opel' me taraga AA 623 BB.

Makina e policit ka qënë e parkuar para banesës ku jetonte dhe dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të  rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Makina e policit

Makina e djegur dhe polici

Ndërkohë një tjetër automjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të portit të Durrësit pranë urës së Dajlanit.  Automjeti drejtohej nga shtetesja E.T, 27 -vjeç dhe ka qënë në lëvizje gjatë momentit kur automjeti tip 'Mercedes-Benz' ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht shtetësja në fjalë ka dalë pa u lënduar nga makina, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Zjarri dyshohet të ketë qënë aksidental ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Makina e djegur në Durrës

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?