I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet për shkak të detyrës

9 Korrik, 08:35| Përditesimi: 9 Korrik, 21:26

  • Share

DURRËS- Makina në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE-së në Durrës është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose e njohur ndryshe si ish-URT, ku makina tip "Benz" ishte e parkuar.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të detyrës.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.   

Policia po këqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

'Në orët e para të mëngjesit, në lagjen, në automjetin tip "Benz" të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. 

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.   

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?