Kronikë

Digjen dy Mercedes-a në Himarë, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

30 Prill 2020, 09:45| Përditesimi: 30 Prill 2020, 09:55

  • Share

Dy automjete në pronësi të një shtetasi shqiptar në Himarë janë djegur mbrëmë në fshatin Çorraj. Automjetet e djegura janë të shtetasit A. H , ndërsa burime bëjnë me dijë se bëhet fjalë për Altin Hitajn.

Makinat e djegura para banesës së këtij shtetasi janë një tip Mercedes Benz-ML270 dhe një tjetër Mercedes Benz furgon. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjen, por mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi dy automjetet nuk kanë qenë në afërsi të konsiderueshme, pra janë djegur në dy vende të ndryshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?