Kronikë

Digjen dy mjete në Maliq, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Pronari: S’kam konflikte

2 Qershor, 09:40| Përditesimi: 2 Qershor, 20:32

  • Share

MALIQ- Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi.

Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se Kevin Dulellari, pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit Kevin Dulellari. Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar afër tyre", informoi sot policia.

Ndërkohë, pronari i makinës 'Toyota' Luli Gongo, ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë.

'Ne ishim në gjumë, edhe dikush nga komshinjt thanë hajde se ka rënë flakë dhe në kohën që ne arritëm shikojmë të dyja makinat në flakë. Në momentim që erdhëm ne kishte ardhur edhe zjarrfiksja edhe policia, ata operuan me sukses pavarsisht se ne na u dogj e gjithë makina. Kur dolëm ne të dyja makinat ishin në flakë, pra makinave nuk kishim.ca i bënim më, problemi qëndronte tek shtëpia. Sic e shikoni kjo makina e dytë i ka akoma telat e shkrira në tavan dhe ishte masa që kishte bërë ky teli i korendit sipër se është pozicioni nën tela i makinës. Mëndoj se ajo e ka vënë në flaka këtë makinë. Ndërsa makima e para është 10 metra largë të dytës nuk mendoj se kanë marrë flakë në të njëjtën kohë.

Ne nuk na kanë dhënë ndonjë informacion por ne dimë kaq të dyja makinat pak a shumë ishin në një kohë, njëra kishte flakë më shumë tjetra më pak. Por duke qenë se zjarrfiksit asistuan më shumë që të mbronim pjesën e banesave pasi djegia e makinave ishte e pakthyeshme. Ne jemi komshinj, nuk mendoj se është zjarevënie e qëllimshme. Nuk kemi konflikt me asnjë as midis nesh as me ndonjë tjetër. Policia ka të drejtë të inspektojë por ne nuk kemi konflikte me asnjë. Unë kam ndenjur më shumë në Durrës këtu kam shtëpinë e babait', tha ai. 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Maliqit, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Sipas informacioneve, pista kryesore është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa nga ana e grupit hetimor po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonë, nëse mund të kenë kapur momentin e djegies së mjeteve.

Nga hetimet rezulton që fillimisht ka marrë zjarr mjeti tip MBË në pronësi të Kevin Durollarit, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur mjetin tip 'Toyota' i parkuar disa metra më larg.

SI.E./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?