Kronikë

Digjen goma në Lushnje, retë e zeza të tymit mbulojnë zonën (VIDEO)

18 Korrik 2019, 21:44| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 22:15

  • Share

LUSHNJE- Një zjarr masiv është aktivizuar në aksin Kavajë-Lushnje. Zjarri u është vendosur disa gomave në afërsi të autostradës ku si pasojë është ngritur një re e madhe tymi.

Gjatë procesit të djegies, ajo leshon gazra helmues dhe kancerogjenë, të cilët ndikojnë në rritjen e nivelit të ndotjes në mjedis dhe zona ku është aktivizuar zjarri është e populluar dhe kthehet në një rrezik për banorët. Ka disa elementë të cilët janë shumë të rrezikshëm, siç është karboni, që në disa raste mund të zërë edhe 30% të gjithë gomës, dhe është shkaktar i një ndotje të lartë mjedisore. Specialistet theksojnë se grimcat e blozës janë shumë te lehta dhe shpërndahen mesatarisht në një largësi prej 5 km ne vije ajrore.

Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht ndërsa nuk ka ndërhyrje për ta shuar. Djegia e gomave është kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri për Ditën e Verës por sot nuk përkon asnjë ditë feste pagane dhe nuk dihet arsyeja se pse u është vënë zjarri gomave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?