Kronikë
Top 24

Digjen kullotat në Radhimë, zjarrfikëset në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

1 Janar 2019, 18:21| Përditesimi: 1 Janar 2019, 19:46

  • Share

VLORË- Ndonëse temperaturat në vendin tonë janë pranë zeros, një zjarr ka rënë në fshatin Radhimë në Vlorë. Flakët kanë përfshirë masive kullotash, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, në përpjekje për shurarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, siç ka ndodhur rëndom, ku vetëm gjatë verës së këtij viti janë konstatuar me dhjetëra hektarë pyje të djegura qëllimisht.

Sikurse pati njoftuar ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme, një numër i madh personazh u proceduan pikërisht për zjarrvënie të qëllimshme, pasi kanë dëmtuar pronën publike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?