Digjen mbeturinat tek ‘Përroi i Thatë’ në Lushnje, tymi ‘pushton’ qytetin

1 Nëntor, 13:59| Përditesimi: 1 Nëntor, 14:28

  • Share

Digjen sërisht mbetjet në ‘Përroin e Thatë’ në Lushnje pranë autostradës.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se gjithë zona e banuar e lagjes Saravë është nën pushtetin e tymit që vjen nga djegia e mbetjeve.

Zjarrfikësit në vendngjarje po mundohen të shuajnë zjarrin.

Ky vend është i miratuar me vendim të Këshillit bashkiak për depozitim mbetjesh inerte.

Ashtu si dhe disa ditë më parë, kur u dogjën mbetjet, edhe sot flakët djegin mbetjet e pemëve të depozituara nga ndërmarrja e pastrim gjelbërimit.

Mbetjet e grumbulluara vijnë nga krasitja e pemëve, të cilët më pas sillen ktu për tu djegur.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?