Kronikë

Digjen pisha e shkurre, vijon zjarri në kodrat e Cakranit në Fier

9 Shtator 2019, 13:43| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 13:45

  • Share

Vijon prej ditës së djeshme zjarri në zonën kodrinore të Cakranit në Fier. Këtë të hënë janë riaktivizuar disa vatra zjarri.

Forcat zjarrfikëse  të Fierit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve duke punuar edhe me mjete rrethanore.

Zjarri që ka nisur pasditen e së dielës në këtë zonë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Deri në këto momente janë djegur rreth 20 ha sipërfaqe me pisha dhe shkurre. Flakët aktualisht janë vendosur nën kontroll.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?