Një apartament në zonën e njohur si kryqëzimi i ish degës së brendshme në Shkodër është përfshirë nga flakët. Për pasojë është lënduar një e moshuar, e cila ka pësuar djegie të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.
Shërbimi zjarrfikës dhe banorët e pallatit kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin që të nxirrnin të moshuarën. Pas një ore beteje me flakët, nxorën nga apartament të moshuarën, e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkon.
Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.