VIDEO /Digjet banesa në Lushnjë, shkak dyshohet një shkëndije eklektike, zjarri lë familjen në qiell të hapur, kryefamiljari: E bëra me kursimet e jetës, nuk kam mundësi të ndërtoj tjetër

25 Janar 2023, 11:24| Përditesimi: 25 Janar 2023, 11:53

  • Share

LUSHNJË- Pak pas mesnate një zjarr ka rënë në banesë e ka lënë në qiell të hapur familjen Korraqe, në fshatin Thanë të njësisë administrative Fier-Shegan të Lushjnës.

Rreth orës 2 të mesnatës, ka qenë kryefamiljari Elmaz Korraqe, i cili ka ndjerë një kërcitje dhe ka kërkuar të mësoje çfarë ka ndodhur teksa ka parë se banesa ka qenë e përfshirë nga tymi. Kur ka hapur derën, zjarri ka përfshirë gjithçka dhe me vështirësi ka bërë të mundur të shpëtojë bashkëshorten.

" Në 2 pa 10 dëgjova një zhurmë, isha në gjumë, mendova se ishte frigoriferi kur stakohet. Kur hap derën kishte shumë tym, kur u fut gruaja brenda del flaka, po përpiqesha ta gjeja,  nga drita arrita ta gjeja. Nuk ka shpëtuar asgjë. Instalimet kanë qenë të vjetra."-u shpreh kryefamiljari.

Gjithçka është rrënuar në banesë dhe  nuk ka shpëtuar asnjë me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe e banorëve të zonës. Ekspertët e zjarrfikësve dhe të rendit si dhe të sektorit të OSSHE-së po punojnë për zbardhjen e rrethanave ndërsa mendohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Për momentin familjarëve  iu është ofruar një shtëpi me qira, ndërsa sipas kryefamiljarit nuk ka mundur të ndërtojë një shtëpi të re, sepse banesa që iu dogj ishte ndërtuar me kursimet e jetës.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?