Çatia e pallatit në flakë në Bilisht

Kronikë

Digjet çatia e pallatit 7-katësh në Bilisht (Pamjet e flakëve)

10 Shkurt 2020, 21:23| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 21:26

  • Share

BILISHT-Çatia e një pallati 7-katësh në qendër të qytetit është përfshirë nga flakët mbrëmjen  e sotme.

Nga të dhënat e para raportohet se përfshirja e oxhakut nga flakët solli edhe djegien e çatisë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke mos lejuar përhapjen e flakëve.

Banorët lanë apartamentet për disa minuta, por më pas situata u normalizua. Report Tv sjell pamjet nga flakët që përfshinë çatinë e pallatit, që fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar, por vetëm dëme materiale.
1581366142_ZJARRNEKORCE.jpg

Çatia e pallatit në flakë në Bilisht

Shuarja e flakëve

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?