Kosova & Rajoni

Digjet edhe Greqia/ Etmond Guri për Report TV: Zona më e prekur dhe e dëmtuar Atika! Problematikë, zjarret nga dora e njeriut

12 Gusht, 14:14| Përditesimi: 12 Gusht, 14:21

  • Share

Temperaturat përvëluese po djegin edhe Greqinë. Shteti fqinj po vuan nga zjarre të shumtë që kanë shpërthyer në të katër anët e vendit. Gazetari Etmond Guri në një lidhje live për Report TV tha se zjarret kanë prekur thuajse të gjitha prefekturat e Greqisë, por më e prekura është Atika. 

“Aktualisht Greqia po vuan edhe një sindromë të vjetër që vjen edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike. Por mbetet problem dora e njeriut në zjarrvënie, shpeshherë të qëllimshme apo nga pakujdesia. Ditët e kaluara pati një situatë të vështirë në Atikë, prefektura më e prekur dhe e dëmtuar nga zjarret. Po pa përjashtuar Korfuzin, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa.”, u shpreh Guri.  

Sipas tij, strategjia që kanë ndjekur autoritetet greke këtë vit me informimin e menjëhershëm të banorëve me mesazhe tha se ka ulur numrin e viktimave. 

“Ka një ndryshim drastik në mënyrën e informimit të qytetarëveqë është bërë me mesazhe dhe thirrjeve, ku kjo duket defakto ka funksionuar se kemi ulje drastike të viktimave dhe ky është lajm i shkëlqyer. Që në momentin e parë, pavarësisht dinamikës së zjarrit, banorët e zonës informohen se ka rënë zjarr dhe duhet të marrin masa. Nëse përshkallëzhet ndërhyjnë autoritetet dhe kërkojnë evakuimin. Ai që nuk pranon të evakuohet, i imponohet me forcën e ligjit që të largohet e lërë banesën për të siguruar jetën e tij.”, tha ai. 

Problematikë, shtoi gazetari, mbeten zjarrvëniet nga dora e njeriut, të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?