Në orët e para të mëngjesit është djegur makina e oficerit të krimeve në Librazhd. Bëhet fjalë për Petrit Xhepin i cili punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Sipas burimeve një person me kapuç i është afruar makinës së parkuar të oficerit dhe me pas është larguar me vrap në drejtim të paditur.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Kamerat e sigurisë përreth janë sekuestruar për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin.
Report Tv mëson se disa muaj më parë Petrit Xhepit i është vjedhur një market në pronësi të tij.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona te dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe deri më tani nuk dihet se kush është shkaku që makina e oficerit është djegur.
Makina e djegur dhe oficeri Petrit Xhepi
Këto janë pamjet e makinës së djegur të oficerit të krimeve në Librazhd Petrit Xhepi. Pjesa e përparme e makinës është shkrumbuar, por ka vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve një person me kapuç i është afruar makinës së parkuar të oficerit dhe me pas është larguar me vrap në drejtim të paditur.
Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e makinës së oficerit të krimeve në Librazhd Petrit Xhepi, në orët e para të mëngjesit.
Disa muaj më parë Petrit Xhepit i është vjedhur një market në pronësi të tij.