KRUJË- Automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar të Krujës, Enkelejda Hoxhës, është përfshirë nga flakët rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Kanit, ku dhe ishte parkuar makina, teksa ka qenë nëna e sekretarit, e cila ka konstaktuar flakët.
Burime të sigurta për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi, makina tip BMË Seria 1 është lyer me naftë dhe më pas i ë shtë vënë zjarr. Ndërkohë që policia, e ka raportuar si një ngjarje aksidentale.
"Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "BMË", në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë.
Report Tv ka kontantuar me Kanin, i cili ka thënë se "nuk ka konflikte me askënd".
Igli Kani, 28-vjeç punon si sekretari i gjyqytares Enkelejda Hoxha, kjo e fundit është arrestuar nga një operacion i SPAK, në akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrë. Emri i saj lidhjet me lirimin e shumë të dënuarve, mes tyre Endrit Dokle dhe Genc Tafili, teksa prangat iu vunë në sallën e gjyqit ku pritej të lirohej një tjetër i dënuar, Saimir Petani. Në pranga ranë edhe kryesekretarja Emanuela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku dhe mjek, të cilët kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale për lirimin e të dënuarve.
Report Tv sjell video të makinës së djegur dhe të 28-vjeçarit Kani.
Ky është Igli Kani, sekretari i gjyqtares Enkelejda Hoxha, të cili iu vu flaka makinës. Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.
si i qesh ftyra ketij robit kur ishte akoma sekretar i saj.ky sigurisht ka patur dore ne levizjet e lekeve per gjygjtaren e tani po i kerkojne leket mbrapsh ata qe kane paguajtur por nuk ju mbarohet me puna trujt Zoti o robo por jane ca qe nuk ndalen
PërgjigjuSic duket duan leket mbrapa ata qe nuk dolen dot nga burgu
PërgjigjuJo o vllai, e bejn per tu zhduk nga shqiperia sa me shpejt dhe tkapi dhe tja pranojn azilin me ndonje vend ku do ta zgjedhi bosi tani.. se leket i kan gropos i hapin pas ca vitesh ose ne rast se ju duhen ilaçe se ne pergjithsi ilace ju bohet flliqsirave.