Digjet magazina me lëndë ushqimore për blegtorinë në Lezhë! Nuk ka të lënduar

21 Tetor, 12:56| Përditesimi: 21 Tetor, 13:09

  • Share

Lezhë-Një magazinë me lëndë ushqimore për blegtorinë u përfshi sot nga flakët në fshatin Gramsh të Lezhës duke u djegur plotësisht.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe netrualizuan zjarrin që flakët të mos përhapeshin në shtepinë që ndodhej pranë saj.

Kryefamiljari Pashuk Vasa shprehet se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por e rëndësishme për të ishte se gjithçka u mbyll vetëm me disa dëme materiale.

"Për shkak të vështirësisë për të shuar plotësisht flakët, zjarrfikësit kanë qendruar në gadishmëri që flakët të mos përhapen pasi magazina ndodhej në një lagje me disa banesa pranë", tha Pashuk Vasa.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?