Publikohen pamjet e djegies së makinës 'BMW X6' në Pogradec, flet biznesmeni: Ngjarja aksidentale, nuk kam asnjë konflikt (Foto-Video)

7 Tetor 2020, 08:50| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 14:34

  • Share

POGRADEC-  Automjeti luksoz "BMW X6" u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, teksa ndodhej e parkuar në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradecit. Mjeti që shihni në foto është në pronësi të biznesmenit të njohur në qytetin juglindor, Alfred Cenkollari.

Cenkollari është pronar i një restoranti të njohur në Pogradec, por edhe një pike karburanti.

Siç duket edhe nga fotot, makina luksoze është djegur pothuajse plotësisht. Policia ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sakaq, Report Tv ka arritur të sigurojë dëshminë e biznesmenit në polici, ku ai ka mohuar se mund të ketë pasur konflikte. 

Burimet thanë se Cenkollari ka deklaruar se zjarri në mjet mund të jetë aksidental, pasi një ditë më parë ka kryer rrugë të gjatë me këtë automjet.

Ndërkohe mësohet se janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe nga ana e grupit hetimor është duke u punuar mbi zbardhjen e ngjarjes, pavarësisht se Cenkollari e mohon zjarrvënien e qëllimshme.

Vendi ku ndodhej e parkuar makina në momentin kur u dogj

Ora 14:23
I gjithi në flakë! Publikohen pamjet e momentit të djegies së makinës 'BMW X6' të biznesmenit (VIDEO)

Report Tv ka siguruar videon e momentin kur makina luksoze "BMW X6" e biznesmenit në Pogradec ishte përfshirë nga flakët.

Videoja është bërë nga kati i një pallati sipër vendit ku ishte e parkuar makina.

Siç duhet edhe nga pamjet, makina është përfshirë e gjitha nga flakët dhe dëmet materiale që ka shkaktuar janë të mëdha, pasi makina është shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Biznesmeni Alfred Cenkollari ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë konflikt, prandaj djegia e makinës mund të jetë aksidentale. Gjithsesi policia vijon me hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ora 13:20
Makina 'BMW X6' iu shkrumbua në parkim, flet biznesmeni në Pogradec: Nuk kam asnjë konflikt

Makina e biznesmenit nga Pogradeci Alfred Cenkollarit, u shkrumbua nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Cenkollari është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pronari i mjetit "BMË X6", ka deklaruar se sipas tij zjarri ëhstë aksidental.

Ai ka mohuar të ketë konflikte, duke përjashtuar mundësinë e një zjarr vënie të qëllimshme.

Sipas po të njëjtave burime, Cenkollari është shprehur se ditën e parë e ka përdorur makinë  për një kohë të gjatë, çka sipas tij mund të ketë sjellë një defekt në makinën e tij.

Ndërkohë mësohet se janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe nga ana e grupit hetimor është duke u punuar mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në makinën e biznesmenit.

Ora 12:17
Fotot e mjetit luksoz 'BMW X6' që u dogj në Pogradec, ishte në pronësi të biznesmenit

1602065747_x6pogradec.jpg

Publikohen fotot e mjetit "BMW X6", e cila u djeg ditën e sotme në Pogradec.

Makina është në pronësi të Alfred Cenkollarit, i cili është një biznesmen i njohur në qytetin e Pogradecit. Ai është pronar i një restoranti, një pikje karburanti dhe disa biznese të tjera.

Siç duket edhe nga fotot, makina luksoze është djegur në një pjesë të mirë të saj. Policia ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ora 09:44
Foto/ Kush është biznesmeni i njohur që iu dogj makina tip 'BMW X6' në Pogradec

Biznesmenit Alfred Cenkollari iu dogj makina mëngjesin e sotëm, teksa ishte e parkuar.

Cenkollari është një biznesmen i njohur në qytetin e Pogradecit, pasi është pronar i disa bizneseve si lokal dhe pikë karburanti.

Report Tv ka zbuluar fotot e biznesmenit dhe pamjet e bizneseve të tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?