VIDEO/ Shkrumbohet makina 50 mijë euro e Kozak Braçit, dyshohet e qëllimshme! U dogj poshtë pallatit në Allias! Personazhi i 'Tik Tokut': Rrugëve jam 24 orë, hajdeni më gjeni

2 Dhjetor 2023, 09:05| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 15:44

  • Share

Tiranë - Makina e personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 të 2 dhjetor 2023 . Makina tio “Benz GLE” e vitit 2017, me vlerë 50 mije euro, ishte parkuar poshtë pallatit ku Braçi jeton në zonën e Alliasit.

"Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes",- njofton policia.


Gjithçka mbeti ishte skeleti i makinës, me të cilën Kozak Braçi pozoi për herë të fundit.

Policia ka dyshime se makina e shtrenjtë është djegur qëllimisht. Për të përforcuar tezën po punohet për mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë. Burime nga blutë bëjnë me dije se makina mund të jetë djegur me benzinë, por do të jetë ekspertiza që do e përcaktojë përfundimisht. Djegia e makinës poshtë banesën ka indinjuar personazhin e TikTok dhe Instagram. Në rrjetet e tij sociale ai pohon se nuk i dhimbsej makina, por shpërthimi që është dëgjuar gjatë natës i ka frikësuar djalin e tij të mitur.

"Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 or ë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalama”,- shkruan Braçi.

Kjo nuk është hera e parë që Kozak Braçi përfshihet në situata konflikti. Ai apelon organet e sigurisë të zbardhin ngjarjen, përndryshe planifikon vetëgjyqësi.

Kozak Braçi rezulton të jetë rrëmbyer në makinë nga disa të rinj në shtator të vitin 2021. Në pamjet që u publikuan në atë kohë, ata e godasin dhe e detyrojnë të kërkoj falje për fjalorin e përdorur në komunikimet e tij me ndjekësit në TikTok, ndërsa u la i lirë.

Foto: Kozaku pozon para makines së djegur dhe mesazhi në rrjete sociale

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?