Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Vau Dejës, pranë fshatit Hajmel.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Pavarësisht se zjarrëfikëset shkuan në vendngjarje ky incident shkaktoi panik te qytetarët që po kalonin për të vizituar 'Betlehemin e gjallë', një shfaqje e cila pasqyron atmosferën e lindjes së Krishtit dhe ngjarjet bazuar në shkrimin e shenjtë.
Madje nga fluksi i lartë i automjeteve, shpeshherë pati edhe një bllokim total të qarkullimit rrugor.
Komento