Digjet mobilieria në Nikël, video nga zjarri! 3 zjarrfikëse në 'luftë' me flakët, era e fortë rrezikon edhe magazinat ngjitur

8 Shkurt 2022, 19:35| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 20:40

  • Share

Një zjarr ka rënë në një mobilieri në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme në këto magazina bëjnë që flakët të rriten gjithnjë e më shumë duke shkaktuar re të dendura tymi në zonë. Zjarri po përpinë çdo gjë që po gjen përpara, ku 3 zjarrfikëse po punojnë për shuajnë e tyre, por flakët janë ende të mëdha ndërsa favorizohen nga era e fortë në zonë. Zjarri po rrezikon të djegë edhe magazinat që ndodhen aty pranë mobilierisë, edhe pse forcat zjarrfikëse po përpiqen që të lokalizojnë flakët.

Flakët u aktivizuan pasditen e sotme në orën 18:55 në mobilierinë "Rudi" që është në pronësi të  Flamur Brama, banor nga Fushë Kruja, ndërsa mohohet fakti se ky zjarr mund të ketë ardhur si i qëllimshëm nga konkurrenca.

Edhe pse është ende herët për të vendosur se kush kanë qenë shkaqet e zjarrit, paraprakisht dyshohet se mund të jetë bërë një luhatje tensioni duke u bazuar në deklaratat e punonjësve të mobilierisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?