Një jaht luksoz është ‘përpirë’ nga flakët në ishullin Formentera në Spanjë, pasi një zjarr i madh shpërthyeu në bord, duke krijuar një kolonë të madhe tymi.Të 17 personat në mjetin lundrues dhe pesë anëtarë të ekuipazhit shpëtuan mrekullisht pa asnjë lëndim.
Një jaht i ankoruar në Cavall d’en Borràs, në veri të ishullit, në Balearics, u dogj për një kohë të gjatë në mës të detit vetëm dy ditë më parë.
Në bordin e saj ndodheshin 17 persona, të cilët u shpëtuan nga një varkë private përpara se të ndërhynin zjarrfikësit.
Ngjarja ka ndodhur teksa jahti ishte ankoruar pranë plazhit Es Cavall d'en Borras, brenda parkut natyror Saline.
Pronari i tij është Diego Gomez Gonzalez, i njohur në botën e pokerit si "Luani". Është ende e paqartë nëse ai ishte në bord në kohën kur jahti u pushtua nga flakët apo nëse jahti ishte marrë me qira me një kosto të përafërt prej 53 mijë euro në ditë.
Shkaku i zjarrit është ende mister, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se incident ndodhi rreth një vit pasi jahti 45 metra Aria SF që i përkiste ëanit Paolo Scudieri u shkatërrua po ashtu nga zjarri në Formentera.
I njohur më parë si B3, jahti “Irmao” u ndërtua në vitin 1995 në kantierin spanjoll Astondoa.
Nga flakët që mbuluan mjetin lundrues, vetëm një anëtar i ekuipazhit pësoi djegie të lehta.