Shkrumbohet banesa në Shkodër, 78-vjeçari humb jetën nga asfiksia, shpëton bashkëshortja e tij, komshiu: Hera e 7 që i digjet shtëpia, gruan e shpëtova unë

3 Shkurt 2022, 13:55| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 14:37

  • Share

Një 78-vjeçar ka humbur jetën sot në Shkodrës nga asfiksia, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja u regjistrua në lagjen Tophane, ku viktima është identifikuar si Musa Zeqiri, ndërsa fatmirësisht mundi të shpëtonte bashkëshortja e tij, Lule Pojata. Viktima ishte i paralizuar dhe për pasojë nuk mundi të dalë jashtë për të shpëtuar, duke u asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët.

Fqinjët e tij çiftit deklarojnë se ata jetonin vetëm dhe se djegia  e banesës së tyre është ngjarje e përsëritur. Njëri prej tyre thotë se ishte ai që shpëtoi gruan, duke mundur ta nxjerrë jashtë, ndërsa akuzon bashkinë se nuk e ka ndihmuar çiftin, që jetonin në kushte të vështira.

"Kjo është vdekje me dashje për mua se është hera e 7 e kësaj familje që i përfshihet nga flakët bazenesa. Nuk kanë fëmijë, jetojnë vetëm dhe bashkia nuk ka vënë dorë. Ata janë të paralizuar, gruan e shpëtova unë, nuk durova dot më se plasi gazi dhe dola jashtë. Plaku mbeti brenda. Shteti nuk ka dashur të vërë dorë, ata jetonin me qira, janë të sëmurë", ka thënë fqinji i çiftit.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur hetimet. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?