Një banesë e braktisur në lagjen nr. 17 ka marrë flakë pasditen e djeshme në Durrës.
Zjarri dyshohet të jetë vendosur nga disa endacakë, të cilët e shfrytëzonin hapësirën si vend qëndrimi të përkohshëm.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të zjarrvënies.
Lajmi në përditësim...
Komento