Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip "Ford" me drejtues B. M., banues në Korçë.
Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Komento