Një apartament në Torovicë të Lezhës është përfshirë ditën e sotme nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.
Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga një luhatje e energjisë elektrike, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Komento