Kronikë

Digjet një sipërfaqe me pemë frutore në Pogradec! Një grua dogji mbetjet, zjarri u përhap

24 Gusht, 13:00| Përditesimi: 24 Gusht, 13:11

  • Share

Një sipërfaqe me pemë frutore është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Baçallëk të Pogradecit.

Dyshohet se shkak është bërë një zjarr i ndezur nga një banore e zonës e cila po digjte disa mbetje dhe ferra pranë banesës së saj, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë djegur një sipërfaqe me pemë frutore dhe kanë rrezikuar një banesë.

Falë ndërhyrjes së shpejt të ekipit zjarrfikës në Pogradec, flakët u vunë në kontroll.  Për këtë situatë zonja është shoqëruar nga blutë e Pogradecit te cilët po merren me veprimet procedurale për rastin.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?