Digjet prej dy ditësh fusha e mbetjeve në Përmet, banorët: Zjarrin e vendos bashkia! Na mbyti tymi!

27 Qershor, 14:27| Përditesimi: 27 Qershor, 17:07

  • Share

Permet- Zjarri që pushtoi pasditen e djeshme fushën e mbetjeve të Përmetit, e cila ndodhet në fshatin Piskovë ka vijuar edhe sot. Banorët e Piskovës, të cilët janë më të ekspozuarit ndaj tymit kanceroz qe çlirohet nga djegia e plehrave akuzojne Bashkine e Permetit per te gjithe kete situate.

“U ngritëm natën dhe ishim komplet të bllokuar. Phehrat i djegin vetë ata të bashkisë. S’do t’ia di njeri për ne! Ai zjarri mund të jetë i qëllimshëm! Porta ishte e hapur, s’kishte çelës. Po sëmuremi dhe fajin për këtë e ka qeveria e bashkia. Ata i djegin vete se mbushet fusha dhe s’kanë ku hedhin plehrat e reja që sjellin çdo dite”, thanë banorët.

Ndërsa policia e Përmetit bëri të ditur se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për Altin Cenko 52 vjeç, punëtor i pastrim-gjelbërimit, pasi te merkuren, në fshatin Piskov, i ka vënë zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoferi: 28/06/2024 19:02

    Mbuloji me dhe plehrat!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • anila: 27/06/2024 17:42

    shteti i edi rames...ptu.ptu..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?