Foto ilustruese

Diktatura e informimit apo diktatura e pushtetit?

7 Maj, 11:55| Përditesimi: 7 Maj, 12:04

  • Share

Koncepti i drejtësisë nuk ka ndryshuar vetëm për shkak të vullnetit të politikës, por ka ndodhur për shkak të evoluimit të mjeteve të informimit! Ky i fundit e ka bërë sistemin më vulnerabël! Nëse dikur qytetarët duhet të prisnin gazetat në print për t'u informuar, sot e kanë shumë më kollaj të informohen në kohë reale!

Nëse në fillim e sidomos në Greqinë e lashtë forma më e përhapur ishte plebishiti, me krijimin në shtetit-komb u delegua për shkak se ishte e pamundur la forma plebishitare për shkak të numrin të lartë të qytetarëve e territorit të madh. Me realitetin e sotëm për shkak të mjeteve të shumta e shpejta të informimit po kalojmë përsëri në demokraci plebishitare e forma më konkrete është forma elektronike e votimit. Gjithashtu sot është e mundur në çdo kohë që të kërkohet e të merret konsensusi i qytetarve! Kjo situatë  po i bën politikanët të gënjejnë më pak ose në raste më ekstreme që gënjeshtrat e tyre t'i kenë këmbët e shkurtra!

Dikush mund t'a konsiderojë kohën ku jetojmë si "Diktatura e informimit" e dikush tjetër mund t'a konsiderojë si maksimumi i shprehjes së lirë së mendimit! Mes diktaturave politike është më mirë që të zgjedhim "diktaturën e informimit". Sigurisht edhe kjo e fundit ka efektet e saj kolaterale, por është e pashmangshme dhe më e shëndetshme!

Demokracia dhe pushteti nuk kanë qenë kurrë forma statike, por gjithmonë relative! Dikur ishte pushteti që diktonte demokracinë e siç duket sot kemi ardhur në kohën që demokracia do të diktojë pushtetin! Nëse dikur pushteti ishte arsye e modernizimit të demokracisë, sot ka shumë gjasa që demokracia të diktojë formën e pushtetit!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?